Ari - Princesha e Endrrave
Errësira më kishte shkatërruar dhe më kishte plaçkitur pa pikë mëshire, duke më marrë çdo gjë, edhe familjen, për të më lenë si endacak apo ndoshta si nje kristal i zymtë nga pluhurat e erërave për tu endur nëpër rrugët e shkretëtirës. Dhe atëhere kur mendoja se çdo gjë kishte marrë fund, "krejt rastesisht" rrezet e diellit ndriçues të së dashurës sime Mary më zgjuan, duke ngrohur zemrën time të plagosur e ripërtërirë shpirtin tim nga gjumi në burgun e shoqërisë ku jetojmë. Rrezet e saj filluan të ndriçonin dhe gjithë shkretëtirën, duke u dhënë jetë të dëshpëruarëve, dhe të mbijetuarëve shpresën e rilindjes të një tjetër aurore.
Universi vendosi të na falë një yll, për të kurorëzuar lidhjen tonë e jetuar në harmoni e në një dashuri të pafund.
Kamë gënjyer çdo femër për ti pushtuar trupin, për banalitetin e arritjes së kënaqësisë fizike, dhe u kërkojë ndjes të gjithave atyre, edhe të dashurës sime, tani kamë ndryshuar për tu bërë gjithmonë e më shumë i mençur i pastër dhe i ditur, i kamë premtuar të dashurës sime dhe kështu do të jet në jetë të jetëve.
Eshtë mençuria e një burri që bënë që gruaja e tij të ndihet më e bukura, vetëm atëhere ajo do ti dhurojë atij urtësinë e një njeriu të madh!
Ja dedikoj këtë libër të dashurës sime Marit!
ISBN: 978-99943-1-726-4




